Berisha reagon pas dorëheqjes së Mogherinit: Ky është standardi europian, ndryshe nga Balluku

Sali Berisha ka reaguar pas dorëheqjes së Federica Mogherinit nga pozicioni i Rektores së Kolegjit Europian, duke e quajtur këtë një shembull të standardit europian të përgjegjësisë. Ai e ka krahasuar situatën me rastin e ministres Balluku në Shqipëri, duke e akuzuar qeverinë për mungesë transparence dhe llogaridhënie.
Reagimi i Berishës:
Mogherini jep dorëheqjen nga detyra e Rektores së Kolegjit Europian.
Miq, pas ndalimit një natë në qeli për akuzën për korrupsion, nder të tjera edhe me Edi Ramën për abuzim me tendera disa milionë euro dhe lirimit të saj, Mogherini dha dorëheqjen nga detyra e Rektores së Kolegjit Europian. Ky është standarti europian.
Kurse Lubi Balluku nuk jep dorëheqjen dhe jo që nuk shkarkohet nga Rama, por mbrohet prej tij mbasi SMS në telefonin e Visit provojnë se ajo dhe Rama janë një dhe të pandarë.
Ky është standarti i bashkë-hajnisë në kleptokracinë e Tiranës.