Politikë

Berisha replika me Spiropalin: E quajte Ramën Skënderbe dhe të flaku

Berisha replika me Spiropalin: E quajte Ramën Skënderbe dhe të

Punimet e Kuvendit këtë të enjte u shoqëruan me replika mes kryetarit të PD-së, Sali Berisha, dhe deputetes së PS-së, Elisa Spiropali. Berisha iu drejtua Spiropalit duke pyetur se si shpjegohet fakti që Kryeministri Edi Rama e ka quajtur më parë “Skënderbe” dhe më pas e ka përjashtuar nga mbështetja e tij.

Nga ana tjetër, Spiropali mori fjalën duke deklaruar se, sipas saj, në qëndrimet e Berishës ekziston një kontradiktë e theksuar, pasi ai paraqitet njëkohësisht si denoncuesi më i madh dhe si një nga figurat që ka qenë pjesë e sistemit që kritikon.

Berisha: Çfarë jeni ju, a më kuptoni, shpellë mafie? Si ka mundësi që të quan ‘Skënderbe’ dhe të flakë? Cila është arsyeja?”

Spiropali: Sali, je i pabesueshëm, sepse njëkohësisht je edhe denoncuesi më i madh dhe garantuesi më i madh i sistemit. Kështu që, kur të çlirosh sistemin, kur të çlirosh partinë, mund të flasim këtu dhe ndoshta termat ‘doktor’ mund të të ngjisin më shumë. Sot për sot, kontradikta e thellë e të qenurit edhe denoncues, edhe garantues, nuk ta jep të drejtën të flasësh dhe u jep të drejtën qytetarëve të mos të besojnë.