Politikë

Bora Muzhaqi për rritjen e çmimit të naftës: Si ministre jam e detyruar të përdor makinën, qytetarët për arsye ambientaliste të ecin në këmbë

Bora Muzhaqi për rritjen e çmimit të naftës: Si ministre

Rritja e çmimit të naftës ka shkaktuar protesta në të gjithë vendin. Teksa është pyetur nga gazetarët për rritjen e çmimit, Ministrja e Rinisë dhe Fëmijëve, Bora Muzhaqi thotë se si ministre është e detyruar që të përdorë makinën, por qytetarëve u kërkon të mos ndjekin shembullin e saj dhe të lëvizin në këmbë ose me biçikleta edhe për arsye ambientaliste.

“Unë si ministre e kam të detyruar të vij me makinë. Mund të vij dhe në këmbë, do përpiqem që të vij edhe në këmbë. Unë zakonisht lëviz me biçikletë. Qytetarët për arsye ambientaliste duhet përgjegjësisht të përpiqen të lëvizin në këmbë ose me biçikletë siç kam bërë unë. Por nëse i duhet edhe me makinë”.