Politikë

Borrell për protestat kundër rritjes së çmimeve në Tiranë: Po ndodh kudo! Unë paguaja në Spanjë 50 euro energji, tani paguaj 500

Borrell për protestat kundër rritjes së çmimeve në

Përfaqësuesi i Politikës së Jashtme i BE, Joseph Borrell, gjatë konferencës së përbashkët me kryeministrin Edi Rama ka folur për protestat kundër rritjes së çmimeve që kanë ndodhur në vend duke thënë se e kupton shqetësimin e banorëve, por rritja e çmimeve ka ndodhur në të gjithë botën si pasojë e luftës dhe jo sanksioneve.

"E di që ju keni hasur shqetësime mjaft të mëdha për rritjen e çmimeve dhe lufta ka krijuar një ndërprerje shumë të madhe në ekonominë botërore nuk janë pasojat e sanksioneve por është një proces që ka nisur me rritjen e çmimeve më parë të energjisë, naftës, gazit dhe është pasojë e varësisë që ka e gjithë bota dhe po bëhet edhe më e qartë pasi Rusia po e përdor atë si armë. kjo nuk është një çështje që ka të bëjë me sanksionet, pro pasojë e luftës dhe ndalimit të eksporteve. që na prekin të gjithëve. më lejoni ta ilustroj me një shembull, unë paguaja në Spanjë 50 euro energji dhe sot paguaj 500 euro. Nafta në Bruksel është mbi 2 euro litri. Këto pasoja do të krijojë valë shoku të mëdha tronditje në ekonominë tonë ", tha Borrell.

Më tej Borrell u shpreh se Shqipëria e ka treguar qartë që është një nga partnerët më të besueshëm të bllokut.

“Shqipëria e ka treguar qartë që është një nga partnerët më të besueshëm të BE, politikat e Shqipërisë janë 100% në përputhej me politikën e BE, në këtë kohë sprove Shqipëria ka konfirmuar angazhimin e saj për rendin dhe sigurinë ndërkombëtare. Shqipëria është anëtare e NATO, por përtej kësaj Shqipëria është ofruese e sigurisë dhe ju jam mirënjohës për kontributin tuaj në operacionet e ndryshme në botë. Është shumë i rëndësishëm dhe ka ndodhur shumë përpara luftës Duhet rritur siguria kibernetike për të luftuar kundër dezinfomimi, burime të reja për të rritur sigurinë dhe mbrojtjen në rajon Të qenit bashkë është më e rëndësishme", shtoi Borrell.