Politikë

Braçe pyetet për gjyqin ndaj Veliajt: Politika nuk duhet të komentojë vendimet e gjykatave

Braçe pyetet për gjyqin ndaj Veliajt: Politika nuk duhet të

Ndërkohë që mbahej seanca ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, në ambientet e Gjykatës së Posaçme Antikorrupsion u paraqit edhe deputeti socialist Erion Braçe. Ai u pyet nga gazetarët për gjyqin ndaj Veliajt, për të cilin u përgjigj: Të gjithë në politikanët, proceset gjyqësore apo vendimet e gjykatave nuk duhet t'i komentojmë. Do vazhdoj të bëj të njëjtën gjë që kam bërë deri tani, të mos komentoj as prokurorët e as gjyqtarët. Secili është në pozicionin e vet edhe është në të drejtën e vet. Ajo që po mund të them, që është edhe arsyeja që kam folur shpesh në Parlament ka të bëjë me liritë dhe të drejtat e njeriut, prezumimi i pafajësisë, barazia në proces janë elementë shumë të rëndësishëm për demokracinë në këtë vend.

Deputeti Erion Braçe u paraqit në GJKKO për një padi për shpifje. Dje Braçe konfirmoi kandidaturën për kryebashkiak të Tiranës