Edi Rama largohet nga Vlora dhe do të zgjedhë qarkun më të prekur nga tërmeti
E Martë 1 Shtator 2020, 17:42
TiranaPost

Sapo ka përfunduar punimet mbledhja e Grupit Parlamentar të PS në Elbasan. Burime të para për Tiranapost.al flasin për këto ndryshime në drejtimin e qarqeve në vend për zgjedhjet elektorale.
Kryeministri Edi Rama ka lënë Vlorën dhe do të jetë përkohësisht drejtues politik i Durrësit, qarkut më të prekur nga tërmeti i 26 nëntorit të 2019-s.
Lindita Nikolla rikthehet drejtuese politike në Lezhë;
Safet Gjici caktohet drejtues politik në Kukës.
Propozimet raportohet se u janë komunikuar deputetëve në mbledhje nga kryesocialisti Rama, ndërkohë që këto emra pritet që të zyrtarizohen në mbledhjen e Asamblesë së PS-së.