Politikë

Çfarë dimë për tre emrat e ministrave “new entry” në qeveri

Çfarë dimë për tre emrat e ministrave “new

Kryeministri Edi Rama ka bërë ndryshime në qeveri në Kongresin e PS-së. Ndërsa shumica e emrave janë të njohur për publikun e gjerë, tre prej ministrave të rinj janë emra të rinj.

Bëhet fjalë për: Pirro Vëngu (ministri i ri i Mbrojtjes), Ervin Hoxha ( Ministri i ri i Brendshëm), Petrit Malaj (Ministri i ri i Financave)

Ja çfarë dinë për secilin prej tyre:

Pirro Vëngu

Çfarë dimë për tre emrat e ministrave “new

Pirro Vëngu do të jetë ministri i ri i Mbrojtjes. Vëngu deri tani ka mbajtur postin e Drejtorit të Portit të Durrësit që nga viti 2019, pasi zëvendësoi në këtë post Agron Tare. Gjithashtu ai ka qenë shefi i kabinetit në Ministrinë e Jashtme gjatë qeverisjes 'Rama 1' (2013-2017), në kohën kur kjo ministri drejtohej nga Ditmir Bushati. Vëngu ka mbajtur edhe postin e Drejtorit të Antikorrupsionit në Kryeministri, nga 2017 në 2019.

Ervin Hoxha

Çfarë dimë për tre emrat e ministrave “new

Në postin e ministrit të Brendshëm është vendosur Ervin Hoxha i cili prej nëntorit të 2023, mbante postin e drejtorit të Inspektoriatit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit. Po ashtu ai ka drejtuar Shërbimin e Provës, drejtori në varësi të Ministrisë së Drejtësisë.

Hoxha ka ndjekur trajnime të certifikuara në nivelin e lartë të drejtimit dhe menaxhimit në fushën e sigurisë dhe zbatimit të ligjit në SH.B.A., Austri, Gjermani etj.

Për më shumë se 20 vite ka kryer detyra të larta në nivelin drejtues si: Drejtor i Marrëdhënieve Ndërkombëtare, Shef i Njësisë Kombëtare Europol, Shef i Zyrës Qëndrore Kombëtare Interpol, Drejtor i Policisë Rrugore, Drejtor i Drejtorisë së Mbrojtjes së Dëshmitarëve dhe Bashkëpunëtorëve të Drejtësisë, Drejtor i Hetimit Tatimor dhe Pastrimit të Parave, Zv. Drejtor i Përgjithshëm i Institutit të Sigurimeve Shoqërore, si edhe Drejtor Kabineti dhe Këshilltar i disa funksionarëve të lartë të shtetit shqiptar.

Petrit Malaj

Çfarë dimë për tre emrat e ministrave “new

Petrit Malaj do të jetë ministri i ri i Financave. Ai aktualisht mban postin e drejtorit te AKBN(Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore). Malaj është diplomuar në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Tiranës, ka vijuar studimet për Master në “Business Administration” në Universitetin Ëisconsin- La Crosse në SHBA , është kualifikuar për “Banking and Finance” në Universitetin Georgetoën, SHBA dhe më pas ka ndjekur një program kualifikimi për Drejtimin e Tregut të Kapitaleve, të Ministrisë Federale për Bashkëpunim dhe Zhvillim të Gjermanisë. Ai ka një përvojë të pasur pune në sistemin bankar.