Fitorja e Péter Magyar dhe largimi i Orban / Bushati: Mund të ndikojë edhe në Ballkan
Monday 13 April 2026, 10:48
TiranaPost

Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, reagoi për zgjedhjet në Hungari, duke e quajtur fitoren e Péter Magyar një moment të rëndësishëm për demokracinë në Evropë.
Sipas tij, largimi i Viktor Orban pas 16 vitesh në pushtet mund të ketë ndikim edhe në vendet e Ballkanit, sidomos te mënyrat e qeverisjes që janë mbështetur nga Hungaria.
Reagimi i Bushatit:
Fitorja e Péter Magyar në Hungari 🇭🇺 shënon një fitore të rëndësishme për demokracinë liberale dhe për Evropën në tërësi. Ka shumë gjasa që kjo të ketë efekte zinxhir në modelet e ngjashme të qeverisjes që janë mbështetur nga Hungaria në Ballkanin Perëndimor.