Politikë

I drejtuan letër të hapur për ndryshimet në Kodin Zgjedhor, Rama: Eurodeputetët janë keqinformuar

I drejtuan letër të hapur për ndryshimet në Kodin Zgjedhor,

Vetëm një ditë më parë 8 eurodeputetë të Partive Europiane Popullore iu drejtuan përmes një letre të hapur kryeministrit Edi Rama për Ndryshimet Kushtetuese të Kodit Zgjedhor dhe i bënin apel të pritej Opinioni i Komisionit të Venecias.

Sot, gjatë fjalës së tij në Kuvend kryeministri tha se do ti përgjigjej me shkrim eurodeputetëve, ndërkohë që shtoi se ata janë keqinformuar.

“Më shkruanin dje 8 eurodeputetë se janë të tronditur? Për çfarë janë të tronditur? Që ne do të votojmë sot një ligj që ka kaluar dy javë përpara. Do t'ju përgjigjem me shkrim. Nuk e kuptoj, ose më saktë e kuptoj shumë mirë. Ata janë informuar keq. Dhe pastaj thonë vendosni interesat e Shqipërisë të parat. Por ky është interesi i Shqipërisë, që të shkojë në zgjedhje. Ligji ka kaluar, Kushtetuta ka ndryshuar. Tani kërkojnë të presim, për çfarë të presim?”, u shpreh Rama.