Kaos në Kuvend, PS kërkon përjashtimin e 29 deputetëve të opozitës

Partia Socialiste ka kërkuar përjashtimin e 29 deputetëve të Partisë Demokratike nga Kuvendi, pas kaosit dhe dhunës së regjistruar në seancën plenare të së enjtes.
Përjashtim për 60 ditë kërkohet për deputetët: Belind Këlliçi, Albana Vokshi, Fidel Kreka, Ledina Alolli, Denisa Vata, Klevis Balliu dhe Flamur Noka.
Për 30 ditë kërkohet përjashtimi i deputetëve: Sali Berisha, Gazment Bardhi, Elda Hoti, Besart Xhaferri, Xhelal Mziu, Bledjon Nallbati, Luçiano Boçi dhe Saimir Korreshi.
Ndërsa përjashtim për 10 ditë kërkohet për deputetët: Edi Paloka, Ina Zhupa, Klodiana Çapja, Oerd Bylykbashi, Enno Bozdo, Tomorr Alizoti, Ivi Kaso, Gent Strazimiri, Luan Baçi, Bledi Himçi, Greta Bardeli, Manjola Luku, Flamur Hoxha dhe Kliti Hoti.
Sipas PS, seanca u shoqërua me incidente të rënda, përfshirë hedhjen e lëndëve piroteknike dhe sendeve të forta në sallë, duke e cilësuar situatën si të organizuar dhe të parapërgatitur.