Kryetari i Kuvendit iu drejtohet deputetëve socialistë që e thërritën në emër: Unë nuk jam Niko!

Gjatë seancës plenare në Kuvend, pas përfundimit të fjalës së Sali Berishës, kryetari i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja, kërkoi të merrte fjalën për procedurë. Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, nuk ia dha fjalën duke sqaruar se seanca po zhvillohet me minutazh të përcaktuar dhe se diskutimet duhet të përfundojnë në orën 16:30.
Gjatë insistimit të Manjës, situata u tensionua lehtë kur ai iu drejtua në mënyrë joformale kryetarit të Kuvendit, ndërsa Peleshi reagoi duke theksuar se në Kuvend nuk mund të ketë devijime nga rregullorja.
Niko Peleshi: Nuk ka fjalë për procedurë se jemi me minutazh të caktuar. Nuk mundet, jemi në diskutime me minutazh të përcaktuar. Në orën 16:30 duhet të kenë përfunduar të gjithë diskutimet!
Ulsi Manja: O Niko!
Niko Peleshi: Unë nuk jam Niko! Ju lutem! Do të flasësh kur të vijë radha!
Pas këtyre fjalëve të Peleshit, opozita duket se u kënaq pasi shpërtheu në duartrokitje.