Politikë

Mediat greke jehonë Zvërnecit. Rama: Eh, vëllai im, s’na e fal njeri këtë superinvestim!

Mediat greke jehonë Zvërnecit. Rama: Eh, vëllai im, s’na e

Kryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj raportimeve të mediave greke për projektin në Zvërnec, duke thënë se pas tyre fshihet “inati grek” për këtë investim.

Reagimi i Ramës: 35 VJET S’E KAM PARË KURRË KËTË MOBILIZIM” Eh vëllai im, po normal, sepse për herë të parë në 35 vite Shqipëria po synon Olimpin e turizmit me një projekt marramendës, që nuk e ka askush në këtë anë të botës🤷🏻‍♂️ E tani që projektit po i afrohet dita e daljes në dritë, dolën shqiponjat të mbrojnë atdheun nga 4 miliardë Eurot investim të partnerëve amerikanë e katariotë🙈 Dhe për herë të parë në 35 vjet, mediat greke dhe faqet me miliona ndjekës në Greqi, janë me shqiponjat për të shpëtuar atdheun tonë nga ardhja e hoteleve më prestigjiozë të botës, nga 10 mijë vende pune cilësore, nga rritja e prodhimit të përgjithshëm kombëtar me 4% deri në 2030, rritja e të ardhurave për frymë, rritja e pagave e pensioneve (si në Malin e Zi për shembull largqoftë), nga rritja e vlerës së pronës së çdo vlonjati e jo vetëm, nga zgjerimi i zinxhirit të vlerës për bujqit, peshkatarët, shoferët e me radhë të gjithë subjektet e lidhura me atë zinxhir, nga personazhet botërore të artit, sportit, modës, biznesit, që do vinin e do flinin, disa edhe do blinin edhe shtëpi në Vlorë… Po lëri këto, po pse pak është shpëtimi i Shqipërisë nga rritja e mëtejshme e imazhit ndërkombëtar, e cila edhe kaq edhe u teprua shumë, se në sytë e botës Shqipëria duhet të jetë mafie, korrupsion, llum😩 Prandaj të gjithë shqiponjat në protestë sot, se mbulimin nga media greke e keni të garantuar, dy zogj me një gur dmth😳