Ministri i Jashtëm ulet gabimisht në karrigen e Ramës
Thursday 14 May 2026, 14:29
TiranaPost

Ministri i Jashtëm Ferit Hoxha u ul gabimisht për disa sekonda në karrigen e Kryeministrit Edi Rama gjatë seancës plenare të kësaj të enjteje në Kuvend.
Hoxha u ul në vendin e Ramës teksa po zhvillonte një bisedë me zëvendëskryeministren Albana Koçiu.
Një punonjëse e administratës së Kuvendit ndërhyri duke i kërkuar të largohej, sipas rregullave protokollare.