Politikë

Partia e Patozit dhe e Topallit nuk bënë koalicion zyrtar, por do të jenë në aleancë “de facto”

Partia e Patozit dhe e Topallit nuk bënë koalicion zyrtar, por do

Fabian Topollaj përfaqësuesi i partisë Bindja Demokratike të themeluar nga ish-deputeti i PD Astrit Patozi, ka lajmëruar se do të ketë një koalicion informal mes partisë së tij dhe Lëvizjes për Ndryshim të drejtuar nga Jozefina Topalli. I ftuar në emision “Repolitix”, Topollaj është shprehur se formalisht partia e tij do të emërojë kandidatë në çdo qark, pasi këtë gjë e kërkon kodi zgjedhor, por faktikisht në disa zona njëra parti do të mbështesë tjetrën për të maksimizuar votat e këtyre formacioneve të shkëputura nga PD dhe që shihen si “armiq” të Bashës.

"E terë mundësia për sukses e opozitës është te partitë e reja. BD nuk kërkon vetëm rotacion por dhe ndryshim. Ne do jemi me partinë e Jozefina Topallit, pasi në zonat njëra nga parti nuk ka synime për mandat do të çojmë listat formalisht pasi na e kërkon kodi, por faktikisht do mbështesim palën tjetër. Qarqet do jenë kur të dali lista, atje ku njëra listë do jetë dominante dhe pala tjetër se ka këtë mundësi formalisht do kemi një listë se do bashkëpunimin mes nesh. Jo vetëm më Topallin por dhe më parti të tjera si ajo e Murrizit, Nisma apo Vetëvendoje",- ka thënë Topollaj.

Kujtojmë se sonte në orën 12:00 është afati i fundit i regjistrimit të koalicioneve parazgjedhore për 25 Prillin dhe Patozi, Topalli dhe Murrizi nuk kanë zgjedhur të bashkohen formalisht. Mesa duket zgjedhja ka qenë thjesht për imazh, përderisa këto parti do të kenë një bashkëpunim në nivel rajonal për të ndihmuar njëra-tjetrën.

Tiranapost.al