Pas Vorës, PS fiton edhe Rrogozhinën. Këto janë rezultatet në 4 bashkitë e tjera deri tani
E Hënë 7 Mars 2022, 07:31
TiranaPost

Ka vijuar përgjatë natës numërimi në 5 bashkitë e vendit ku u mbajtën zgjedhjet për kryetar, të dielën e 6 marsit.
Pas Vorës, rezultati i të cilës doli mbrëmë për shkak se votimi u krye elektronikisht, gjatë natës ka përfunduar edhe numërimi i Rrogozhinës, ku ka fituar edhe aty Partial Socialiste.
Dibër
Janë numëruar 43 Qendra Votimi nga 101
PS kryeson me 7086 vota

Durrës
Janë numëruar 163 nga 337 Qendra Votimi
PS kryeson me 18621 vota

Lushnje
Janë numëruar 123 nga 157 QV
PS kryeson me 16121 vota

Shkodër
Janë numëruar 141 nga 250 QV
Shtëpia e Lirisë me 12182 vota

Rrogozhinë
Ka përfunduar numërimi
Fiton PS me Edison Memollën.

Tiranapost.al