Politikë

PS kërkon përjashtimin e Agron Shehajt për 20 ditë nga parlamenti

PS kërkon përjashtimin e Agron Shehajt për 20 ditë nga

Partia Socialiste ka kërkuar përjashtimin e Agron Shehajt me 20 ditë nga punimet e parlamentit.

Sipas PS në seancën e së hënës, Shehaj ka bllokuar foltoren dhe pas tërheqjes së vëmendjes ai nuk e ka liruar atë duke penguar vazhdimin normal të seancës parlamentare.

“Edhe pas marrjes së masës për t’u përjashtuar nga seanca plenare dhe thirrjeve të përsëritura të drejtueses së seancës për të liruar sallën, deputeti refuzoi të dalë nga salla, duke shkaktuar kështu edhe bllokimin e vijimit normal të punimeve të Kuvendit dhe duke i pamundësuar 6 deputetëve fjalën e tyre në emër të zgjedhësve”, thuhet në kërkesën e grupit të PS.