Politikë

PS mbledh grupin parlamentar. Në qendër të diskutimeve, çështja Balluku

PS mbledh grupin parlamentar. Në qendër të diskutimeve,

Partia Socialiste pritet të mbajë këtë të enjte mbledhjen e radhës së grupit parlamentar. Takimi është planifikuar të nisë në orën 11:00 në Pallatin e Brigadave, ndërsa në qendër të diskutimeve pritet të jetë çështja e drejtësisë që lidhet me zv.kryeministren Belinda Balluku.

Sipas axhendës së bërë publike, mbledhja do të çelet me fjalën e kryetarit të Partisë Socialiste, Edi Rama dhe më pas do të vijojë me raportimet e 10 ministrave mbi ecurinë e projekteve dhe punëve në zbatim.

Në përfundim të takimit pritet të mbajë fjalën kryetari i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla.