Politikë

Rama i përgjigjet Reporterëve pa Kufij: Duhet të lexoni raportet e atyre që e bëjnë në të vërtetë

Rama i përgjigjet Reporterëve pa Kufij: Duhet të lexoni raportet

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në “X” i është përgjigjur reagimit të Reporterëve pa Kufij, RSF lidhur me një raport të tyre për lirinë e për lirinë e medias në Shqipëri.

Sipas tij krahasuar me raportet e tjera të kryera në mënyrë profesionale, raporti i RSF del në kontradiktë me vlerësimet për marrëdhënien midis qeverisë, medias dhe publikut.

“Nuk thashë kurrë që ju e matni komunikimin qeveritar, por tani që e përmendni, po mendoj: a nuk është ndoshta një ide e mirë që të lexoni raportet e atyre që e bëjnë vërtet, dhe ta bëni këtë në mënyrë profesionale dhe objektive?

Mund t’ju ndihmojë, sepse dalin kontradikta të rëndësishme midis vlerësimeve tuaja dhe të tyreve kur bëhet fjalë për marrëdhënien midis qeverisë, medias dhe publikut në një vend të lirë si Shqipëria, ku, ndryshe nga ajo që pretenduat dikur, dhe më shumë se një herë, Agjencia e Informacionit për Median duket se ka qenë një ide shumë e mirë në shërbim të lirisë së informacionit. Kaq është gjithçka”, shkruan Rama në X.

Reagimi i Reporterëve pa Kufij: Kryeministër Edi Rama, ne masim lirinë e medias, jo komunikimin e qeverisë. Renditja e Shqipëria në vendin e 83-të (-3) në Indeksin 2026 pasqyron sulmet politike, abuzimin me organet e zbatimit të ligjit, transparencën e ulët të medias dhe kërcënimet ndaj gazetarëve.