Politikë

Rama: Ministritë dhe ministrat nuk do kenë më lidhje me tenderat

Rama: Ministritë dhe ministrat nuk do kenë më lidhje me tenderat

Kryeministri Edi Rama dhe negociatorja për kapitullin 5 “Prokurimi Publik”, Reida Kashta, prezantuan ecurinë e Shqipërisë në këtë fushë gjatë një konference për mediat.

Sipas Ramës, një rol të rëndësishëm po merr operatori i blerjeve të përqendruara, ndërsa theksoi se ministritë dhe ministrat nuk do të kenë më përfshirje në proceset e tenderëve.

“Tek kursimet që solli në vëmendje drejtorja e agjencisë, ka rol operatori i blerjeve të përqendruara. Operatori na ka dhënë mundësinë të bëjmë një kapërcim të madh që të mos bëjmë më tenderë në ministri, pra ministritë dhe ministrat nuk kanë më lidhje me tenderët dhe një pjesë e madhe e tenderëve të spostohen edhe nga agjencitë kryesore, por tek pushteti vendor sipas zgjedhjes së tyre. Është një pushtet që ka autonominë e vet. Nuk mund të imponojmë se si i bën tenderët, por ka nisur një proces dialogu me operatorin dhe kështu krijojnë një strukturë të superspecializuar për të realizuar procese që janë shumë më të komplikuara nga sa duken”, tha Rama.