Politikë

Rama paralajmëron padi për Tabakun: E kemi bërë Gjykatën si vend që takohemi

Rama paralajmëron padi për Tabakun: E kemi bërë

Kryeministri Edi Rama pas 10 orësh duke dëshmuar në Komisionin Hetimor për Inceneratorët në një prononcim për mediat paralajmëroi padi për Jorida Tabakun, pasi SPAK të mbarojë hetimet. Kryeministri Edi Rama u shpreh se ‘’ Për fat të keq, e kemi bërë gjykatën si një vend ku takohemi me Tabakun. Ajo është recidiviste për shpifje’’.

“Do të marrim njëherë kohën që të mbarojë hetimet SPAK, të çojë të gjithë akuzat nëse ka të tjera në Gjykatë dhe pastaj që sigurisht çështjen e grupit të grupit të strukturuar kriminal do ta trajtojmë në Gjykatë. Për fat të keq, e kemi bërë gjykatën si një vend ku takohemi me Tabakun. Ajo është recidiviste për shpifje. Nuk ndodh që një politikane të angazhohet me publikun për të ngritur akuzën e një grupi të strukturuara kriminal. Jo përpara se të bëhet i gjithë hetimi, jo i komisionit, se ky s’ështe hetim është një farsë, ai i SPAK, s’do të shkojmë në Gjykatë.”, tha kryeministri.

Tiranapost.al