Rama paralajmëron rritjen e mëtejshme të çmimit të naftës: Nuk varet nga qeveria! Duhet të përgatitemi për çdo skenar

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar sot qytetarët të përgatiten për çdo skenar të rritjes së çmimeve, përfshirë këtu edhe shkurtime dramatike të energjisë dhe naftës. Në një konferencë të përbashkët me me Ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku tha se qeveria do të krijojë një komitet të Posaçëm ndërministror për përballimin e pasojave të Luftës.
“Një komiteti të posaçëm ndërministror për përballimin e pasojave të luftës. Ne nuk jemi në kushtet e një kërcënimi ushtarak, por jemi si të gjitha vendet e tjera të NATO-së edhe më gjerë sesa vendet e NATO-s në kushtet e përdorimit të përditshëm ekonomik në përballimin e kostove dhe vlerave në çmim të mallrave të konsumit. Sot dëshirojmë që të flasim në mënyrë specifike për energjinë, pasi është edhe palca e shtyllës kurrizore të gjithë sistemit ekonomik, ndërkohë që kërcënimi thellimit të krizës energjitike vjen duke u rritur çdo ditë. Para disa muajsh unë e paralajmërova atë që po vinte, por pa më shkuar ndërmend se lëvizja e lexueshme gjeopolitik e Rusisë në ato moment e për të ndikuar mbi çmimet në energji dhe hidrokabrure ishte preludi i një agresioni të armatosur. Sot çmimi i brendit të naftës ka kapërcyer. Nuk ka qenë e largët dita kur fuçia ishte 40 në 147 dollarë. Kjo është një gjë e pandodhur në historinë e naftës. Kjo si rezultat i diskutimit të brendshëm mes vendeve të aleancës për bojkotimin e naftës ruse dhe një kohësisht si rezultat i diskutimit ndaj varësisë nga gazi rus. Vendet e mëdha të aleancës ndeshen me kritikën në rritje se po financojnë luftën duke blerë gazin. Jemi drejtpërdrejt të prekur si të gjitha vendet e tjera. Çmimi i naftës nuk varet nga qeveria, nuk është qeveria që ngre apo ul çmimet e mallrave të konsumit, është tregu dhe tregu është i ndjeshëm ndaj të gjitha krizave, e jo më ndaj një lufte, Europa. Duhet të përgatitemi për çdo skenar, askush nuk e di se çfarë do të ndodh, jemi në të njëjtat kushte me pandeminë, kur nuk e dinim kohëzgjatjen, zhvillimet në dinamikën e tyre dhe kur u përgatitëm për disa skenarë. Duhet të përgatitemi psikologjikisht edhe për shkurtime dramatike të furnizimeve me energji ose naftë, ky është skenari më dramatik. Çmimi i naftës nuk varet nga qeveria, nuk është qeveria që ngre apo ul çmimet e mallrave të konsumit, është tregu dhe tregu është i ndjeshëm ndaj të gjitha krizave, e jo më ndaj një lufte, Europa. Duhet të përgatitemi për çdo skenar, askush nuk e di se çfarë do të ndodh, jemi në të njëjtat kushte me pandeminë, kur nuk e dinim kohëzgjatjen, zhvillimet në dinamikën e tyre dhe kur u përgatitëm për disa skenarë. Duhet të përgatitemi psikologjikisht edhe për shkurtime dramatike të furnizimeve me energji ose naftë, ky është skenari më dramatik"”,tha Rama.
Tiranapost.al