Rama përdor Inteligjencën Artificiale në vijim të debatit me Fevziun: Kërko falje!

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur sërish Blendi Fevziut, duke vijuar debatin mes tyre në rrjetet sociale. Fevziu akuzoi qeverinë se transmeton pamje të xhiruara më herët, sikur ministrat janë në punë, ndërkohë që ata ndodhen me pushime. Këto akuza janë mohuar nga kryeministri.
"Mesa kuptoj dëbora e kudondodhur dhe kalendari i ngjeshur i influencerit, e penguan Blendi Fevziun të merrej seriozisht me faktin që i gënjeu hapur shikuesit e tij besnikë, kur nga ekrani i Opinionit u tha, “kam fakte që të paktën 7 ministra janë në udhëtime private jashtë shtetit të shtunave e të dielave, dhe lënë kasetat me inspektime nëpër tv sikur janë në punë… Ju’a garantoj!”
Që kjo ishte një gënjeshtër e llojit shpifje, këtë nuk e mohoi dot as vetë Fevziu, duke reaguar ndaj postimit tim pa sjellë asnjë fakt mbi këtë sajesë të hedhur nga dritarja e Opinionit në shtëpitë e shqiptarëve, bash kur një sërë ministrash ishin ditë e natë rrugëve gjatë vorbullës atmosferike të javëve të fundit.
Unë e dija që Fevziu gënjeu, siç e di kur gënjejnë - shumë më shumë dhe shumë më shpesh se sa ai - llazoret demokratikase të sallonit të tij ose daha më keq, konkurentet e tyre tek salloni i qimeve të opozitës apo le pastaj barisalifallinjtë e udhëheqjes demokratikase.
Por duke qenë se tek salloni i Fevzos shkoj edhe vetë, kur vjen ora e ndonjë debati me përfaqësuesin më të gëlltitshëm të çetës opozitare, e kam detyrim t’i bëj apel Fevziut që t’i kërkojë falje shikuesve të përbashkët dhe të mos fshihet pas analizave të motit, me hilenë që çudia tre ditë zgjat!
Shumica dërrmuese e atyre shikuesve nuk janë votuesit e mi, madje janë tifozë kundërshtarë, por ama ata janë edhe shikuesit e mi, të cilët Fevziu i keqtrajtoi brutalisht me atë shpifje plateale, ndërkohë që në ekranin e Opinionit ata janë në besën e tij. Dhe nëse Fevziu nuk i mbron dot nga shpifësit që fton aty në çdo debat politik, minimalisht nuk duhet t’i abuzojë edhe vetë apo jo?
Do thoni ju po se mos është e para herë dhe të drejtë keni, por ama ka një moment kur duhet ndaluar e kërkuar një falje, qoftë edhe njëherë të vetme, se ky avazi i bubullimave të shpifjeve e i gërrgërrimave të akuzave nga mëngjesi në mesnatë u bë pocaqi fare, e mbase Fevziu si një lider mediatik në mexhelisin e 700 tenxhereve e gjen tek vetja këtë forcë duke dhënë një shembull pozitiv…"
Përgjigjja e Fevziut: Kryeministri i Shqiperise paska vazhduar diskutimin per problemin e PR te Ministrave te tij. E para po them qe ky eshte postimi i fundit per kete gje, sepse mendoj qe nese ka ndonje gje per te diskutuar, Kryeministri mund te vije kur te doje ne studio. Per kete gje, per ceshtjen e AKSH, Ballukut, akuzat e Ahmetajt dhe shume te tjera. Keto jane probleme reale per te cilat Kryeministri duhet te jape llogari. Nga debati i te enjtes ka kapur nje detaj. Po, Ministra dhe drejtues te larte lokale te PS, kane qene ne: Tokio, SHBA dhe France njeri prej tyre, nderkohe qe dilte live. Veliaj po ashtu ka qene “Live” kur u arrestua. Dhe kjo do te ti mjaftonte. Nje tjeter ministre ka qene ne Viene. Londer e Abu Dabi kur transmetonte kronikat, ajo e Vienes, te shtunen mbasdite. Madje nje kronike transmetohej nderkohe qe ishte ne avion bashke me Kryeministrin per vizite pune. Nje tjeter Ministre ka qene ne Bari po gjate kohes qe ishte live. Kjo ska rendesi, ata mund te mos ishin jashte, por mund te ishin ne zyre apo ne shtepi, nderkohe qe kjo ndodhte. Problemi nuk eshte ku ishin, por tek fakti, qe Ministrat shqiptare prej vitesh kane gjetur nje stil skandaloz, unik ne bote, vec Kim Jang Unit te Korese. Bejne muhabet me drejtoret para kamerave, ne shetitje politike, pa dhene llogari per problemet. Shfaqen ne inagurime, por kycin gojen kur ka akuza. Nuk kane kurajo t’i pergjigjen shtypit, por kane kenaqesine ti vendosin epitete vete Kryeministrit. Nese Kryeministri gjen nje rast te dyte ne Europe, qe Ministrat bejne muhabet ne tv me drejtoret, atehere ka te drejte. Por kjo eshte MADE IN ALBANIA! Per turp! Nuk ka asnje pergjigje tjeter derisa Kryeministri te kete kurajo te vije ne studio. Me panelin qe e di vete…
View this post on Instagram