Politikë

Rama: Pezullimi i Ballukut krijon precedent të rrezikshëm, ankimi s’është presion

Rama: Pezullimi i Ballukut krijon precedent të rrezikshëm, ankimi

Kryeministri Edi Rama ka komentuar në podcastin e tij javor “Flasim” mbi vendimin për pezullimin e zv.kryeministres dhe ministres së Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku.

Ai theksoi se ankimi në Gjykatën Kushtetuese nuk përbën presion, por vlerësoi se mënyra si ka vepruar gjykata dhe prokuroria përbën një precedent të rrezikshëm të ndërhyrjes në pushtetin ekzekutiv.

“Ankimimi në Gjykatën Kushtetuese nuk është betejë politike apo presion, por një betejë institucionale, betejë themelore për mbrojtjen e kufijve mes pushteteve dhe mosmarrjen e kompetencave të Kryeministrit dhe qeverisë nga një gjykatës dhe një prokuror.
Precedent kërcënues për demokracinë dhe krejt i panjohur në Europë dhe botën demokratike. Nuk është pezullim, por nënshtrim i ekzekutivit që sjell pasoja pas pasojash.”-tha Rama