Politikë

Rama reagon për sulmet ndaj EULEX dhe Policisë në veri të Kosovës

Rama reagon për sulmet ndaj EULEX dhe Policisë në veri të

Kryeministri Edi Rama ka dënuar sulmet ndaj EULEX dhe policisë në veri të Kosovës.

Me anë të një postimi në Twitter Rama shprehet se rishfaqja e barrikadave në veri të Kosovës, bie ndesh me çdo ligj dialogu.

Reagimi në Twitter:

Sulmet mbi EULEX janë të dënueshme pa asnjë ekuivok ashtu siç është i dënueshëm çdo akt dhune ndaj policisë së Kosovës. Rishfaqja e barrikadave në Veri të Kosovës bie ndesh me çdo ligj e çdo frymë dialogu e jo vetëm nuk zgjidh asgjë, po përkundrazi komplikon më tej çdo gjë!

Shtyrja e votimeve nga ana e Presidentes së Republikës së Kosovës është një sinjal kuptimplotë, të cilit autoritetet e larta të Beogradit duhet t’i përgjigjen me të njëjtën frymë dhe ndjenjë përgjegjësie, për moslejimin e përshkallëzimeve të mëtejshme të akteve destabilizuese!

Beogradi duhet të ushtrojë ndikimin e vet mbi serbët e Veriut të Kosovës, pa i justifikuar assesi veprimet e tyre cilatdoqofshin arsyet! Arsyet diskutohen nuk përdoren si armë kundër policisë e si barrikada kundër rendit ligjor. BE-ja duhet të thërrasë urgjent tryezën e dialogut.