Politikë

Rama: Vlera e kontratave 430 milionë euro është llogaritur deri në 2047

Rama: Vlera e kontratave 430 milionë euro është llogaritur deri

Kryetarja e Komisionit Hetimor për Inceneratorët, Jorida Tabaku bëri llogaritë, duke nxjerrë në total vlerën prej 430 mln euro të kontratave për inceneratorët. Kryeminstri Rama kundërshtoi duke thënë se një vlerë e tillë është llogaritur për pastrimin deri në 2047, teksa akuzoi Tabakun se po gënjen kur u thotë shqiptarëve se ato para janë vjedhur.

Debati:

Tabaku: 24.7 mln euro kontrata për impiantin e Elbasanit, po flas me TVSH. 360 milion euro kontrata e Tiranës për 30 vite. Në total janë 433 mln euro. Nuk e kuptoj lumturinë që ke angazhuar 430 mln euro... qetësohu

Rama: Uaa seriozisht. Dmth paratë që do angazhohen për të pastruar për shërbimin deri në 2047 i thoni shqiptarëve që janë vjedhur?! Seriozisht?!

Tabaku: Ule zërin, mos e merr fjalën pa të drejtë

Rama: Seriozisht e ke?!

Tabaku: Kjo shtuar të drejtën për të shitur energjinë me vlerë 130 mln euro, të drejtën për të shitur skrapin 70 mln euro, të drejtën ekskluzive me kontrata të tjera 10 mln euro Durrësi, e bëjnë shumë më shumë, por unë ju referova vetëm vlerës së kontratave. Shqetësimi është që në zbatimin e kësaj kontrate deri më sot, këto kompani paguajnë veten, bëjnë projekte me gjysmën e vlerës reale, paguajnë sheqerin dhe orizin

Rama: O zonjë e kupton ça po thua?!

Tabaku: Janë para që do dalin nga buxheti i shtetit

Rama: Paratë që janë paguar për të pastruar Tiranën deri në 2047 po i thua shqiptarëve që janë vjedhur

Tabaku: Nuk besoj se ndokush mund të qeshë...

Rama: Po qesh çdo shqiptarë kur sheh këtë që po ndodh

Tabaku: Shqiptarët po qeshin me këtë sjellje që nuk besoj se është serioze për këtë komision

Rama: Mos u fut te sjellja, ku është pyetja?

Tabaku: Unë besoj se, në provat që kemi administruar në këtë komision dhe për këto kontrata zbatimi është duke çeduar besoj se shteti duhet ët marrë masa dhe të mos i bëjë pagesat e këtyre kontratave. Duhet të kishte nisur hetimi për zbatimin e këtyre kontratave dhe duhej të ishin ndaluar pagesat

Rama: Ky është niveli më i lartë i paturpësisë së politikës shqiptare. Kur ia bëni këtë një popull të tërë. 430 milionë euro? Kjo është poshtërsi në raport me popullin shqiptar.

Tiranapost.al