Politikë

Salianji dhe Alimehmeti nisin nga Durrësi turin e takimeve me strukturat e PD-së: Qëllimi, të ringrihet Partia Demokratike

Salianji dhe Alimehmeti nisin nga Durrësi turin e takimeve me strukturat e

Ish-deputeti i PD-së Ervin Salianji dhe Ilir Alimehmeti kanë nisur këtë të mërkurë nga Durrësi një tur takimesh që do të zhvillohet me strukturat e Partisë Demokratike.

Salianji dhe Alimehmeti nisin nga Durrësi turin e takimeve me strukturat e

Të pranishëm janë edhe deputetët më të votuar të qarkut Durrës, Aulon Kalaja dhe Ndreç Pjetri, ish-deputetë dhe drejtues ndër vite. Po ashtu, pjesa dërrmuese e drejtuesve të grupseksioneve.

Salianji dhe Alimehmeti nisin nga Durrësi turin e takimeve me strukturat e

Salianji theksoi se qëllimi i këtij takimi është vetëm ringritja dhe zgjimi i PD-së.

Sipas tij, PD duhet të kthehet te njerëzit dhe te bashkëbisedimi pas humbjes së zgjedhjeve të 11 majit.

“Është salla plot dhe ka njerëz jashtë. Cilitdo prej politikanëve dhe ata të PD të kthehen te njerëzit. Te kafetë te takimi, te bashkëbisedimi për të bërë të mundur zgjimin e PD ringritjen e PD.

Do jem në çdo takim që do më kërkojnë demokratët. Për të dëgjuar, bashkëbiseduar dhe për të ndarë mendimet se si Partia Demokratike bëhet më e fortë dhe alternativë që e mund Edi Ramën dhe qeverisjen e PS-së është një takim ku janë gjitha strukturat e PD dhe lista më e votuar e Durrësit. Deputetët janë në Këshillin Kombëtar është menduar nga organizatorët që të jetë format ku flitet hapur dhe qartë dhe për të çuar mendimin aty ku duhet.

Vetëm qëllimi është i çdo takimi, ringritja dhe zgjimi i PD. Interesi publik dhe sidomos opozitar i PD-së.”

Mediat raportojnë se disa orë para takimit, demokratëve të Durrësit u është kërkuar përmes një mesazhi në telefon që të mos marrin pjesë në takimin e Salianjit. Sali Berisha e quajti një takim privat dhe që nuk kishte lidhje me PD-në.

"Asnjë aktivitet jashtë forumeve të PD nuk mund të ketë ndikimin më të vogël në PD. Çdo aktivitet jashtë forumeve të PD është strikt privat, pa asnjë lidhje me PD-në. PD është parti me statut, me institucione, me forume", tha Berisha.