Politikë

Salianji takim në Elbasan, Berisha: U shkel vija e kuqe

Salianji takim në Elbasan, Berisha: U shkel vija e kuqe

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, përgëzoi strukturat e PD-së që refuzuan të merrnin pjesë në takimin që ish-deputeti Ervin Salianji organizoi një ditë më parë në Elbasan.

Teksa u pyet për deklaratat e Flamur Nokës, sipas të cilit takimi ishte organizuar nga Suel Çela, Berisha tha se kjo shkel një vijë të kuqe të PD-së, duke nënvizuar se bashkëpunimi me krimin është i papranueshëm.

“Në gjithë karrierën time politike dhe në ditët më të vështira, nuk kam bërë dhe nuk bëj kompromis me krimin. Pavarësisht nga çmimi që ka pasur, kam bindje më thellë se vija e kuqe e Sali Berishës është ndaras bashkëpunimi me krimin. Që një anëtar i korruptuar i Kryesisë të organizojë me Suel Çelën kriminelin më të rrezikshëm të Elbasanit, kreun e një prej karteleve më të fuqishme në Europë, është e papranueshme dhe kurrë nuk mund të kalojë. Në këtë kontekst ai që ndërmerr një veprim të tillë tejkalon vijën e kuqe dhe është përgjegjës për vijën e tij. Nuk pranoj kurrë asnjë formë bashkëpunimi me asnjë nga kartelet e drogës. Kemi pasur informacione që pohojnë që Suel Çela ka qenë organizator në hije kryesor i takimit. Përshëndetës të gjithë strukturat që e bojkotuan me neveri një takim të tillë. Kjo parti ka linjë të kuqe çdo formë bashkëpunimi me organizatat kriminale”, tha Berisha.