Politikë

Shorti i KQZ: Bashkë Fitojmë, numërues vetëm në tavolinat me numër tek në KZAZ

Shorti i KQZ: Bashkë Fitojmë, numërues vetëm në

Koalicioni Meta-Berisha do të ketë numërues të votave për zgjedhjet e 14 majit vetëm në tavolinat e numërimit me numër tek në KZAZ. Ky është rezultati i shortit i hedhur sot në KQZ, teksa Partisë së Lirisë i ranë tavolinat e numërimit me numër tek ndërsa partisë tjetër që merr anëtarin e katërt, Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet i ranë tavolinat me numër çift.

Pra, në tavolinat e numërimit me numër tek në të gjithë vendin numëruesit do të jenë 2 përfaqësues të Partisë Socialiste, 1 i Partisë Demokratike dhe 1 i Partisë së Lirisë. Ndërsa në tavolinat e numërimit me numër çift në të gjithë vendin numëruesit do të jenë 2 përfaqësues të Partisë Socialiste, 1 i Partisë Demokratike dhe 1 i PDIU-së.

Vendimi që anëtari i katërt i grupeve të numërimit të ndahej mes PL dhe PDIU-së u mor ditën e djeshme gjatë mbledhjes së KQZ, e cila u shoqërua me debate mes përfaqësuesve të këtyre partive politike.