
Të qarit gjatë filmave është një shenjë e fuqishme e forcës emocionale.
Sipas neuroekonomistit Dr. Paul Zak, tregimet emocionuese nxisin lirimin e oksitocinës, "hormonit të ndjeshmërisë", duke forcuar aftësinë tonë për t'u lidhur me të tjerët. Kërkimet e tij tregojnë se të ndierit thellësisht për personazhet fiktive, ndërton dhembshuri dhe besim në jetën reale.
Një studim nga Universiteti i Tilburgut gjithashtu zbuloi se njerëzit që qajnë gjatë filmave raportojnë për marrëdhënie më të forta dhe më të kënaqshme. Ndjeshmëria emocionale lidhet me një inteligjencë emocionale më të lartë dhe qëndrueshmëri më të madhe.
Herën tjetër që një film të prek dhe të sjell lot në sy, dije se është një shenjë e Inteligjencës tënde emocionale dhe jo e dobësisë.