Politikë

Veliaj dënon sulmin ndaj policisë në Kosovë: Barbari e pashoqe për Europën e 2023

Veliaj dënon sulmin ndaj policisë në Kosovë: Barbari e

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka dënuar sulmin ndaj forcave të policisë në Kosovë.

Në një reagim për ngjarjen në veri të Kosovës, Veliaj e cilëson këtë sulm një barbari e pashoqe për Europën e 2023.

“Sulmi i organizuar kriminal ndaj forcave te policisë së Kosovës është një barbari e pashoqe për Europën e 2023!

Unioni Bashkive dënon me force këto akte terrori si dhe i shpreh ngushëllimet më të ndjera familjes së heroit Afrim Bunjaku dhe shërim të shpejtë dy kolegëve të tij”, tha kryebashkiaku Veliaj.