Eco Tirana nis aksionin e pastrimit jashtë qendrës së Tiranës
Nga sot pastrimi në të gjitha zonat jashtë qendrës së Tiranës do të kryhen nga Bashkia e Tiranës. Kryebashkiaku Erion Veliaj ka njoftuar aksionin që ka nisur përgjatë fundjavës nga Eco Tirana, edhe në zonat që deri dje ishin në administrim nga kompanitë private.
“Këtë fundjavë, Eco Tirana ka nisur një aksion të madh pastrimi në të gjitha zonat jashtë qendrës, që deri dje ishin në administrim të kompanive private. Nga sot, pastrimi do të kryhet nga Bashkia e Tiranës , nëpërmjet Eco Tiranës.
Tranzicioni nga privati te bashkia i këtyre zonave u sabotua me mbështetje nga politika e pisllëkut dhe zhulit! Por, si gjithnjë, asnjë hap pas, asnjë dorëzim para banalitetit! Bashkia do të marrë në kontroll nga privati TË GJITHA pikat e Tiranës në ditët e ardhshme! Forca”, shkruan Veliaj!