Piramida e Tiranës si epiqendra e Javës Globale të Sipërmarrjes
Friday 6 December 2024, 20:12
TiranaPost

Piramida e Tiranës u shndërrua në mikpritësen e Javës Globale të Sipërmarrjes, duke ofruar një hapësirë frymëzuese për diskutime, inovacion dhe mundësi bashkëpunimi.

Ku më mirë se tek Piramida, vend simbolik i inovacionit mund të realizohej ky event.

Gjatë javës së sipërmarrjes për qytetarët u dha mundësia të merrnin pjesë në një seri aktivitetesh të jashtëzakonshme, që përfshinin seminare, trajnime, panele diskutimi dhe sesione mentorimi, të cilat u mbajtën Piramidë. Ato ofruan mundësi për zhvillim profesional dhe rritje të njohurive në fusha të ndryshme, duke krijuar një atmosferë frymëzuese dhe bashkëpunimi.
