Reshje të dendura shiu për tri ditët në vazhdim, në Tiranë, Veliaj: Shmangni lëvizjet e panevojshme
Friday 13 September 2024, 08:47
TiranaPost

Tirana dhe e gjithë Shqipëria është përfshirë nga reshje të dendura shiu. Përmes një postimi në rrjete sociale, kryebashkiaku Veliaj u bën thirrje qytetarëve që të shmangin lëvizjet e panevojshme, ndërsa shprehet se për çdo problematikë të raportojnë në numrat ☎️ 112 dhe 0800-0888.
“⚡️☔️ Të kujdesemi për njëri-tjetrin ❤️🚒🚑
Mirëmëngjes! Këto 3 ditë parashikohen plot shi e stuhi, ndaj të evitojmë levizje të panevojshme e të bashkepunojmë me emergjencat civile dhe Bashkinë në numrat ☎️ 112 dhe 0800-0888 në rast nevoje”, shkruan Veliaj.