Qyteti

Sot 8 Marsi, Veliaj bën falas autobusin për të gjitha gratë dhe vajzat

Sot 8 Marsi, Veliaj bën falas autobusin për të gjitha gratë

Në një postim në rrjetet sociale, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka lajmëruar se sot transporti me autobus për gratë dhe vajzat do të jetë falas.

“Është 8 Marsi dhe u lashë porosi kolegëve të Bashkisë që, të gjitha nënat, zonjat, dhe vajzat, të cilat i japin çdo ditë kaq shumë nga dashuria, përkushtimi dhe këmbëngulja e tyre qytetit, të udhëtojnë FALAS në të gjitha linjat e transportit urban të Bashkisë së Tiranës. Faleminderit për punën tuaj të jashtëzakonshme!”, shkruan Veliaj.