Qyteti

Studentët në Tiranë do të marrin abone falas edhe gjatë këtij viti akademik

Studentët në Tiranë do të marrin abone falas edhe gjatë

Pas dy viteve që udhëtojnë falas në linjat e autobusit në Tiranë, të gjithë studentët që janë të pajisur me kartën e studentit do të mund të udhëtojnë sërish falas edhe gjatë vitit akademik 2024-25.

Këshilli Bashkiak i Tiranës, me votat e përfaqësuesve socialistë, miratoi dje propozimin e kryebashkiakut Erion Veliaj për abone falas për të gjithë studentët që studiojnë në Tiranë. Më herët, Bashkia e Tiranës ka subvencionuar edhe gjysmën e pagesës për konviktet, duke ua lehtësuar jetesën në kryeqytet studentëve.