Qyteti

Tirana së shpejti me linja të shpejta të autobusëve, ja ku dhe si do funksionojnë

Tirana së shpejti me linja të shpejta të autobusëve, ja ku

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj në videomesazhin e kësaj jave ku foli për problemin e trafikut në kryeqytet tha se së shpejti do të nisë zbatimi i projektit të linjës së shpejtë të autobusëve, “Bus Rapid Transit”.

Tirana së shpejti me linja të shpejta të autobusëve, ja ku

“Shumë shpejt në Tiranë nis zbatimi i projektit “Bus Rapid Transit”, ose ndryshe në shqip, “Linja e Shpejtë e Autobusëve”. Ky sistem inovativ i transportit publik do të prekë linjat kryesore të qytetit, ku do të përfshihet Kinostudio-Kombinat, Unaza dhe linja e Tiranës së Re”, deklaroi Veliaj.

Tirana së shpejti me linja të shpejta të autobusëve, ja ku

Tre përfitimet kryesore nga ky projekt, sipas Veliajt, do të jenë:

1. Dyfishimi i shpejtësisë së lëvizjes së autobusëve, nga 9-9.5 në 20 km/h.

2. Do përgjysmohet koha e një cikli të plotë që përshkon një autobus i linjës urbane, nga 54 minuta që shkon Unaza do të shkojë në 24 minuta.

3. Kapaciteti i transportit do të rritet nga 9 mijë pasagjerë në orë në 23 mijë udhëtarë në orë.