Tirana si Kryeqyteti Mesdhetar i Kulturës për 2025-ën, nis bashkëpunimin me Torinon
E Shtunë 2 Nëntor 2024, 12:00
TiranaPost
Tirana do të nisë zyrtarisht bashkëpunimin me Torinon me nisjen e 2025-ës ku kryeqyteti shqiptar do të jetë "Kryeqyteti Mesdhetar i Kulturës".
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka zhvilluar dje pasdite një vizitë në Torino, ku është takuar edhe me homologun e tij, Stefano Lo Russo. Dy kryebashkiakët kanë diskutuar edhe për një bashkëpunim të ngushtë mes tyre gjatë vitit 2025.
Torino është një nga qytetet me më shumë eksperiencë si organizatore e ngjarjeve të mëdha kulturore dhe do të japë një dorë ndihmë për Tiranën që pritet të sjellë mbi 1000 aktivitete të ndryshme kulturore në 2025-ën.