Qyteti

Veliaj: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Veliaj: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i është përgjigjur nga burgu pyetjeve të emisionit “Review” në Euronews Albania dhe ka thënë se i detyrohet familjes dhe qytetit që të bëjë betejën për pafajësi. Veliaj është ndalur dhe te qendrimi i PS dhe kryeministrit Rama, duke e cilësuar se po bëjnë gjënë e duhur dhe ka shprehur besimin e plotë ndaj kryeministrit, duke thënë se ka një jetë që punon me të.

Çfarë do t’i shtonit apo do t’i hiqnit atyre që ka shprehur Kryeministri për këtë rast?

Kam një jetë që punoj krah Edit dhe kam besim të plotë.

Veliaj tha se të martën do të argumentonte se është shpallur i dënuar që në faqe të parë; i paditur nga Nesti Angoni, që nuk ekziston sipas tij, dhe i kërkohej të tregonte pendesë, kur ende nuk kishte akuzë, duke theksuar se i është bërë veting 20-vjeçar, diçka që, sipas tij, nuk i është bërë askujt tjetër.