Rajoni

Sulm me armë në një shkollë në Beograd, 8 fëmijë humbin jetën

Sulm me armë në një shkollë në Beograd, 8

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Serbinë ditën e sotme, tetë nxënës dhe një punonjës i sigurimit, kanë humbur jetën nga një sulm me armë në një shkollë fillore në Beograd.

Mediat në Serbi raportojnë se një nxënës i klasës së shtatë të kësaj shkolle ka hapur zjarr ndaj fëmijëve, personelit të sigurisë, por edhe mësuesve. I mituri ka përdorur armën e babait të tij për sulmin.

“Policia ka dërguar të gjitha patrullat në dispozicion, ka dalë menjëherë në terren dhe ka arrestuar të miturin e dyshuar, nxënës i klasës së shtatë, i cili siç dyshohet ka qëlluar disa herë nga arma e babait të tij në drejtim të nxënësve dhe sigurisë së kësaj. shkollë”, sipas njoftimit të ministrisë së brendshme serbe.