Rajoni

A e dehu Vuçiçin vera shqiptare? Edi Rama i përgjigjet opozitës serbe

A e dehu Vuçiçin vera shqiptare? Edi Rama i përgjigjet

Në panairin ballkanik të verërave dje në Beograd, teksa degustonte prodhimet shqiptare Vuçiç me humor në një moment tha: Mos më jepni më të provoj se u turbullova.

Një fjali që siç duket u përdor nga opozita serbe kundër Vuçiç.

Rama u është përgjigjur sot gjatë fjalimit në konferencën e përbashkët për shtyp, në Samitin e Open Balkan.

“Dëgjova që opozita këtu e ka konsideruar Presidentin paksa të turbulluar nga gjithë ato gota që provoi. Mendoj që është shumë më e turbullt të akuzosh për turbullim dikë që rrëkëllen nuk e di sa gota ndërkohë që ti prezumohet që je esëll komplet. Nëse politika përfundon në matjen e alkoolit në gjak kur bëhet fjalë për mikpritjen, atëherë jemi shumë të qartë që kjo është ndarja e qartë midis të kaluarës dhe të ardhmes dhe në rrugën drejt të ardhmes ka dhe momente kur edhe mund, paksa, të turbullohesh për të thënë gëzuar.Shumë faleminderit!”, tha Rama.