Albin Kurti sulmohet me mjete piroteknike gjatë një takimi në Skënderaj
Monday 27 January 2025, 21:11
TiranaPost

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është sulmuar me mjete piroteknike gjatë një takimi në Skënderaj, pjesë e fushatës elektorale për zgjedhjet e 9 shkurtit. Mediat në Kosovë raportojnë se gjatë përpjekjeve të Kurtit për të hyrë në sallën ku do të mbahej tubimi, u hodhën fishekzjarre dhe mjete piroteknike në drejtim të tij.
Gjithashtu mësohet se truprojat e Kurtit kanë reaguar menjëherë, duke e mbuluar atë dhe deputetët e tjerë të Vetëvendosjes me çadra për të siguruar sigurinë e tyre. Nga kjo ngjarej nuk ka raporte për lëndime, por incidenti ka shkaktuar tension në vendndodhjen e tubimit.