Rajoni

Automjetet me targat serbe do gjobiten me 150 euro në Kosovë

Automjetet me targat serbe do gjobiten me 150 euro në Kosovë

Automjetet që do qarkullojnë në Kosovë me automjete me targat e vjetra serbe do të gjobiten me 150 euro, sipas njoftimit të Ministrisë së Brendshme kosovare.

Masa ndëshkuese do të nisë të aplikohet pas datës 21 nëntor deri më 21 janar, ndërsa që nga fillimi i nëntorit, për të gjithë ata që nuk ndërrojnë targat e vjetra do të lëshohet një paralajmërim.

Më vonë do të përdoren targat provuese, dhe pas 21 prillit, në Kosovë nuk do të mund të qarkullojnë makinat me këto targa.