Rajoni

Betohen 10 deputetët e rinj serbë në Kuvendin e Kosovës

Betohen 10 deputetët e rinj serbë në Kuvendin e Kosovës

Dhjetë deputetë, nëntë prej tyre nga Lista Serbe, kanë dhënë betimin sot në Kuvendin e Kosovës. Këta deputetë po zëvendësojnë mandatet e dhjetë deputetëve të mëhershëm, që dhanë dorëheqjen ditë më parë për shkak të çështjes së targave.

Në Kuvendin e Kosovës sot u betuan: Millan Kostiq, Zoran Maksimoviq, Svetislav Gjokiq, Ksenija Bozhoviq, Radosh Mihajlloviq, Bilana Makshiq, Milan Joksimoviq, Nenad Radenkoviq, Olivera Zdravkoviq dhe Cvetko Velkoviq nga partia Iniciativa qytetare për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë, raporton REL.

Komuniteti serb, si më i madhi në mesin e komuniteteve pakicë në Kosovë, i ka të garantuara me Kushtetutë dhjetë vende në Kuvendin e Kosovës, i cili ka gjithsej 120.