Rajoni

Bullgaria i vë kusht Maqedonisë së Veriut për heqjen e vetos: Të ndryshojnë Kushtetutën

Bullgaria i vë kusht Maqedonisë së Veriut për heqjen e

Kuvendi Kombëtar i Bullgarisë ka miratuar propozimin e Presidencës franceze të Këshillit të BE-së për fillimin e negociatave për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në BE. Kjo është bërë përmes një projektvendimi të dorëzuar nga bashkëkryetari i “Bullgarisë Demokratike” Hristo Ivanov, ku thuhet se Bullgaria do të mbështesë çdo hap të procesit të integrimit evropian të Republikës së Maqedonisë së Veriut në specifikimin e kornizës negociuese dhe konkluzioneve të Këshillit për të siguruar përfshirjen e bullgarëve në kushtetutën maqedonase 'ku përmenden popujt e tjerë dhe në baza të barabarta me këta popuj'.

Pas më shumë se katër orësh debati, projektvendimi u miratua me 170 vota pro, 37 'kundër' dhe 21 abstenime.

Pas këtij lajmi, që parimisht heq VETO-n ndaj MV (fati i së cilës në rrugëtimin drejt BE-së është i lidhur me Shqipërin), kryeministri Rama shkruan:

"Sapo mora një telefonatë nga @BoykoBorissov. Nuk mund ta falënderoja sa duhet për telefonatën e tij, por mund ta falënderoja për rolin e tij vendimtar në heqjen e VETO-s në parlament! Mik i vërtetë, lider i vërtetë. Partia e tij GERB dhe të tjerët shpëtuan fytyrën e Bullgarisë dhe BE-së! Tani BE duhet të veprojë shpejt!"