Rajoni

Dy fëmijë nxirren të pajetë nga rrënojat në Greqi: U zunë poshtë nga godina kur po ktheheshin nga shkolla

Dy fëmijë nxirren të pajetë nga rrënojat në Greqi:

Dy adoleshentë, një vajzë dhe një djalë, janë mes viktimave që u gjetën të pajetë nën rrënojat e pallateve të shembura, nga tërmeti me magnitutë 7 ballë të shkallës Rihter që goditi sot Egjeun. Viktimat janë një 17-vjeçar dhe një 15-vjeçar në ishullin grek Samos.

Dy fëmijët mbetën poshtë rrënojave të një ndërtesë, ndërsa incidenti tragjik ndodhi kur po ktheheshin nga shkolla, pasi në një moment u shemb kati i parë i një ndërtese duke i zënë ata poshtë.

Mediat greke kanë publikuar pamje nga forcat e kërkim-shpëtimit përpiqen që të nxjerrin trupat e viktimave. Protothema njofton se një fëmijë i tretë, 14 vjeç është dërguar në një spital në Athinë pas frakturave të rënda që ka pësuar.

Sipas mediave, në total në Samos, janë lënduar 19 persona të cilët kanë marrë ndihmë mjekësore në spital.