Rajoni

Eurodeputeti holandez: Nuk do lejohet një Republikë Serbe brenda Kosovës

Eurodeputeti holandez: Nuk do lejohet një Republikë Serbe brenda

Deputeti holandez në Parlamentin Europian, Thijs Reuten, shprehet i pakënaqur me politikën e butë të bllokut europian ndaj Serbisë.

Ai thekson se nuk mund të ketë një Republikë Serbe brenda Kosovës.

“Ekziston tashmë një Republike Serbe në Ballkan dhe kjo është shumë madje. Nuk do të lejohet edhe një Republike Serbe brenda Kosovës, prandaj të mos krijohet mjegull në opinion me artikullin e 7 të Marrëveshjes, ku bëhet fjalë për diçka tjetër. Ajo histori nuk do të përsëritet më,” tha eurodeputeti holandez.

Sipas tij, Vuçiç e sheh BE-në vetëm si bankomat.

“Shtetet e anëtarë të Bashkimit Europian dhe Komisioni Evropian duhet t’ia bëjnë të qartë Vuçiç se nuk mund të sillet më në këtë mënyrë. Në njërën anë ai e minon procesin e dialogut, duke dhënë komente të forta se nuk e ka nënshkruar marrëveshjen me Kosovën, e në anën tjetër pranon fonde të mëdha nga blloku europian. Presidenti serb po e sheh BE-në si bankomat dhe kjo duhet të marrë fund”, deklaroi Reuten.

Eurodeputeti u ka bërë thirrje 5 vendeve të Bashkimit Europian që të ndryshojnë qëndrim dhe ta njohin pavarësinë e Kosovës.