Rajoni

Fotolajm, “gjakoset” portreti i Presidentit Putin në muralen e Beogradit

Fotolajm, “gjakoset” portreti i Presidentit Putin në muralen e

Muralja e Presidentit rus Vladimir Putin e realizuar 2 muaj më parë në Beograd është shfaqur e gjakosur dhe në vend të fjalës “vëlla” të shkruar në alfabetin cirilik, është vendosur fjala “luftë”.

Fotoja mjaft domethënëse e portretit të vandalizuar të agresorit rus në Ukrainë e shkëputur nga “Reuters” po kthehet në virale.

“Një person kalon pranë një muraleje të presidentit rus Vladimir Putin në Beograd, Serbi, 29 Prill 2022. Portreti është vandalizuar me bojë të kuqe me spraj dhe fjalën “vëlla” të tekstit origjinal, e kanë zëvendësuar me fjalën “lufta”” shkruan Reuters në përshkrimin e fotos.

Muralja kushtuar presidentit rus Vladimir Putin, me urdhër të të cilit forcat ruse po sulmojnë Ukrainën, është pikturuar në Mars në komunën Vraçar të Beogradit. Prapa portretit të Putin në murale janë vendosur flamuri rus dhe ai serb.