Rajoni

Heqja e barrierave është hapi numër 1 për ta futur Ballkanin Perëndimor në hartën botërore të turizmit

Heqja e barrierave është hapi numër 1 për ta futur Ballkanin

Si ta pozicionojmë Ballkanin Perëndimor në hartën turistike të botës? Kësaj pyetjeje dhe jo vetëm, iu përgjigj Majlinda Bregu, në detyrën e Sekretares së Përgjithshme të Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal (RCC).

“Ka një pyetje të hapur për të gjithë ne – si të pozicionojmë Ballkanin Perëndimor në hartën turistike të botës? Dhe ne themi se heqja e barrierave është hapi i parë”, tha Majlinda Bregu.

Heqja e barrierave është hapi numër 1 për ta futur Ballkanin

Heqja e barrierave është hapi numër 1 për ta futur Ballkanin

Po ç`nënkupton konkretisht heqja e barrierave?

- Mundësimi i lëvizjes së lirë të njerëzve në rajon.

- Marrëveshja e Lëvizjes së Lirë me Karta Identiteti në Ballkanin Perëndimor.

- Dhe Marrëveshja e Lëvizjes së Lirë për Qytetarët E Palës së Tretë brenda Ballkanit Perëndimor.

Heqja e barrierave është hapi numër 1 për ta futur Ballkanin

Të gjitha sa më sipër janë përgatitur dhe janë gati për t`u nënshkruar.

“Këto do t`i japin një shtysë të re turizmit. Ne pyetemi shpesh se çfarë bëri për turizmin heqja e tarifave roaming në Ballkanin Perëndimor. Rajoni pa Roaming është një mundësi për të forcuar ofertën turistike dhe që të komplementojë politikat dhe praktikat progresive të turizmit në rajon”, tha Bregu, duke kujtuar edhe njëherë rëndësinë që pati #folsinshpi, brenda rajonit.

Takimi i sotëm ndërministror mblodhi ministrat përkatës të turizmit dhe jo vetëm, në rajon. Të pranishëm në aktivitet ishin edhe ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro dhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Heqja e barrierave është hapi numër 1 për ta futur Ballkanin

Tiranapost.al