Rajoni

Kërcënim me bombë në aeroportin e Prishtinës

Kërcënim me bombë në aeroportin e Prishtinës
Një kërcënim me bombë ka alarmuar autoritetet në aeroportin e Prishtinës.

Zëdhënësja e Aeroportit Valentina Gara, ka njoftuar se pasi është marrë kërcënimi udhëtarët dhe personeli janë evakuuar.

“Rreth orës 16:00 është pranuar informata për dyshimet që ndërlidhen me një shpërthim të mundshëm në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur ndërmarrjen e veprimeve operative të nevojshme për të menaxhuar me situatën”, ka njoftuar Policisë së Kosovës.