Rajoni

Kosova ndalon hyrjen e produkteve serbe

Kosova ndalon hyrjen e produkteve serbe

Tensionet mes Kosovës dhe Serbisë janë rritur orët e fundit. Pas rrëmbimit të tre policëve të Kosovës nga forcat serbe, sipas Klan Kosovës, qeveria Kurti ka ndaluar hyrjen e produkteve serbe në territor.

Tregu i Kosovës është i varur nga Serbia. Vetëm në vitin 2022 Kosova ka importuar mallra në vlerë prej 371.6 milionë euro nga Serbia.

Në lidhje me këtë lajm nuk ka ende një konfirmim zyrtar as nga Kosova dhe as nga Serbia.